75 Mall Live Search
15:57 / E Enjte, 23 Prill 2020 / indeksADMonline

Del një pengesë për transferimin e Rashicës te RB Leipzig

Siç duket transferimi i shumë përfolur i yllit kosovar te skuadra gjermane RB Leipzig ka gjasa që edhe të mos ndodh.

Sipas Bild skuadra gjermane po refuzon që të paguaj çmimin e kërkuar për futbollistin kosovar, transmeton IndeksOnline.

Leipzig është e interesuar për transferimin e Rashicës mirëpo klubi gjerman ka refuzuar të paguaj 38 milionë euro për të.

Nëse skuadra e Rashicës do të bjerë nga Bundesliga, Rashica mund të kushtoj vetëm 15 milionë euro andaj siç duket klubi gjerman po e pret këtë mundësi./IndeksOnline/.