75 Mall Live Search
09:23 / E Enjte, 23 Prill 2020 / indeksADMonline

Sot lirohen nga QKUK gjashtë persona të shëruar me koronavirus

QKUK në një njoftim ka bërë të ditur se sot do të lirohen gjashtë persona të shëruar nga Covid-19, shkruan IndeksOnline.

Në klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës( QKUK), sipas raportit të datës 23.04.2020, janë të hospitalizuar gjithsej 58 raste.

Prej tyre, të diagnostikuar me Covid-19, janë gjithsej 48 raste.

“Gjendja e pacientëve të sëmurë me Covid -19 është si vijon:

35 raste janë në gjendje stabile, 12 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Në mjekimin intensiv ndodhet një pacient i cili eshtë në gjendje kritike, në ventilim mekanik dhe përkujdesje intensive.

Sot, do të lirohen nga klinika 6 raste të shëruar nga infeksioni me Covid -19”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/