75 Mall Live Search
16:09 / E Enjte, 23 Prill 2020 / indeksADMonline

11 lojtar do të largohen nga Reali këtë verë

Këtë verë pritet të largohen plot 11 lojtarë nga Santiago Bernabeu.

Kësaj liste padyshim që i prin uellsiane Gareth Bale i cili po kalon javët e fundit në Madrid, raporton Sport.

Largimi i Bale nga Santiago Bernabeu ka një kohë të gjatë që po përmendet mirëpo emrat e Marcelos dhe Luka Modric kanë qenë një surprizë e vërtetë.

Emrat tjerë që pritet të largohen janë James Rodriguez, Brahim Diaz dhe Alvaro Odriozola.

Ky mund të jetë vit i rëndësishëm për mbretërit pasi një skuadër e re si në vitin 2009 mund të prezantohet. /IndeksOnline/