Mustafa takohet në Kuvend me Haradinajn, pasi LDK deklaroi emrin e mandatarit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj është duke zhvilluar një takim në hapësirat e Kuvendit të Kosovës me kreun e LDK-së, Isa Mustafa.
Sic mësohet Haradinaj në këtë takim është i shoqëruar nga sekretari i përgjithshëm i AAK-së Besnik Tahiri dhe këshilltari i tij, Selim Selimi.
Temë diskutimi e këtij takimi pritet të jetë krijimi i qeverisë së re të drejtuar nga LDK-ja në koalicion me AAK-në, Nismën, AKR-në dhe komunitetet tjera.