Qeveria Kurti shkarkon Bordin e KEK-ut, menjëherë ua gjen zëvendësat

Qeveria e Republikës së Kosovës, pak minuta më pqrë ka shkarkuar bordin e Ndërmarrjes Publike Qëndrore Elektroenergjetike të Kosovës .
IndeksOnline ka siguruar emrat e të emëruarve të rinj në këto pozita dhe më poshtë ua sjell dokumentin.
Rrezarta Pllana është emëruar Kryesuese dhe drejtore, Merita Kasapolli drejtore, Arbnor Pula drejtor si dhe Bezat Halilaj drejtor.
Vendimi hyn në fuqi në momentin e nënshkrimit. /IndeksOnline/
