75 Mall Live Search
17:42 / E Enjte, 23 Prill 2020 / indeksADMonline

Operohet Thaçi, presidenca thotë se operacioni ka kaluar me sukses

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik endourologjik në Klinikën e Urologjisë në Shërbimin Spitalikor Kliniko-Universitar të Kosovës, ka njoftuar presidenca.

Në njoftim theksohet se personali mjekësor ka bërë të ditur se operacioni ka qenë i suksesshëm dhe presidenti është nën kujdesin e vazhdueshëm të personelit mjekësor profesional.

“Pas përfundimit të këtij intervenimi, presidenti Thaçi është shprehur mirënjohës për profesionalizmin dhe kujdesin e stafit profesional në Klinikën e Urologjisë dhe në tërë SHSKUK-në”, thuhet në njoftim.

Më 20 prill, presidenca kishte bërë të ditur se Thaçi ka marrë trajtim mjekësor në QKUK pas shqetësimeve të shfaqura nga gurët në veshkë. Edhe të nesërmen ai kishte marrë trajtim nga personeli i Urologjisë.