75 Mall Live Search
20:32 / E Enjte, 23 Prill 2020 / indeksADMonline

Para koncertit të së shtunës, Sabri Fejzullahu: Do t’ju këndojë e ofrojë ngrohtësi shpirtit tuaj

Sabri Fejzullahu do të mbaj një koncert në qendër të qytetit të Prishtinë në mbrëmje e sa shtunës.

Legjenda e muzikës shqiptare pak para këtij koncerti ka përcjellur një mesazh për të gjithë shqiptarët kudo që janë.

Ai tha që në këto kohë të vështira që po kalon njerëzimi, ai do të mundohet që përmes këngës të ofroj sado pak ngrohtësi shpirti.

Koncerti i fillon në ora 20:30 dhe Sabri Fejzullahu do të performojë hitet më të njohura të tij ndër vite.

Më poshtë postimi i tij

Motra e vëllezër, zonja e zotërinj, qytetarë të Prishtinës e mëtej kudo që jeni në botë. Jemi t’u kalue kohëra të vështira ku gjithë njerëzimi është në sprovë, dhe të gjithë më shumë se kurrë kemi nevojë për njëri-tjetrin, sidomos kur po humbim vëllezër, motra, prindër, shokë, shoqe, të dashurit tonë. M’lejoni që me këtë rast e në këto kohëra, me këngë t’përzgjedhura të mia e përcjellur nga talenti Fatjon Miftari, t’ju këndoj e ofroj sado pak ngrohtësi shpirtit tuaj e t’bashkohemi me këngë këtë shtunë në ora 20:30, live në Klan Kosova, i këndojmë Prishtinës. Uroj t’jeni të gjithë kudo, shëndosh e mirë, dhe qofshin të shkuara e harruara këto kohëra përgjithmonë.

I juaji, e me dashni Sabri Fejzullahu

View this post on Instagram

Motra e vëllezër, zonja e zotërinj, qytetarë të Prishtinës e mëtej kudo që jeni në botë. Jemi t’u kalue kohëra të vështira ku gjithë njerëzimi është në sprovë, dhe të gjithë më shumë se kurrë kemi nevojë për njëri-tjetrin, sidomos kur po humbim vëllezër, motra, prindër, shokë, shoqe, të dashurit tonë. M’lejoni që me këtë rast e në këto kohëra, me këngë t’përzgjedhura të mia e përcjellur nga talenti Fatjon Miftari, t’ju këndoj e ofroj sado pak ngrohtësi shpirtit tuaj e t’bashkohemi me këngë këtë shtunë në ora 20:30, live në Klan Kosova, i këndojmë Prishtinës. Uroj t’jeni të gjithë kudo, shëndosh e mirë, dhe qofshin të shkuara e harruara këto kohëra përgjithmonë. I juaji, e me dashni Sabri Fejzullahu

A post shared by Sabri Fejzullahu (@sabrifejzullahu_official) on