75 Mall Live Search
20:56 / E Enjte, 23 Prill 2020 / indeksADMonline

Albin Kurti kërcënon partitë e minoriteteve: Votoni për kë them unë!

Kryeministri ne detyrë, Albin Kurti, në një intervistë në RTK, tha se qeveria e tij është sulmuar më së shumti.

Madje i njëjti duke folur rreth situatës aktuale politike dhe asaj që LDK pritet të formojë qeverinë e re duke bërë koalicion me AAK, NISMA-n, AKR e monoritetet, këto të fundit edhe i kërcënoi.

“Unë do t’u tregoj komuniteteve pakicë, që nëse duan të jenë me mua në qeverinë e ardhshme ose duhet t’i votojë ata që u them unë, ose s’do të jenë me ne”, ka thënë ndër të tjera Kurti, transmeton Indeksonline.

Ai foli edhe për shkarkimin e ministrit Veliu.

“Për shkak se ishim në pandemi dhe patëm tentim puç, në mbrëmjen e 17 marsit, isha i detyruar ta shkarkoj Agim Veliun, dhe të parandalohet shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme.”/Indeksonline