75 Mall Live Search
15:00 / E Premte, 24 Prill 2020 / indeksADMonline

Tottenham mund ta transferoj Muriqin për vetëm 15 milionë euro

Sipas raportimeve të fundit thuhet që Tottenham do ta ketë mundësinë që të transferoj Muriqin për 15 milionë euro.

25 vjeçari i cili ka shënuar 15 gola në 28 paraqitje për klubin e tij, Fenerbahcen  ka marrë vëmendjen edhe të Manchester United gjatë janarit, transmeton IndeksOnline.

Sipas mediumit turk ‘Aksam’, koronavirusi ka bërë që të bie çmimi i Muriqit dhe t’i jipet mundësia klubeve që ta transferojnë për më pak se 15 milionë euro.

Kontrata aktuale e futbollistit do të zgjasë deri në verën e vitit 2023./IndeksOnline/.