ShBA nga Këshilli i Sigurimit sërish shpreh pakënaqësinë e saj ndaj heqjes së tarifës me kushte ndaj Serbisë

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pak më parë në fjalimin e saj në Këshill të Sigurimit ku po diskutohet raporti mbi Kosovën i përfaqësusit Special Antonio Gutteres, ka thënë se shteti i saj ka mirëpritur vendimin për heqjen e tarifës ndaj Serbisë por se duan që ajo të hiqet plotësisht dhe pa kushte, raporton IndeksOnline.
“SHBA edhe njëherë i kujton Kosovës që duhet të heq taksës tërësisht pa kushtëzime, të rifilloj një dialog që është esencial. Ne mirëpresim emërimin e zotëri Lajcak për dialogun. Shpresojmë që për Ballkanin perëndimor të kemi koordinim në mes të SHBA-së dhe BE-së”, tha ajo.
Tutje përfaqësuesja e SHBA-së përmes kësaj videokonference tha seUNMIK-u ka kryer misionin e tij në Kosovë dhe se tani fondet e OKB-së duhet të drejtohen në një fushë tjetër.
“Ne ritheksojmë se UNMIK-U ka përmbyllur mision e tij në Kosovë dhe duhet të mbyllet dhe të ridrejtohen resurset e Kombeve të Bashkuara”, theksoi ajo.