Verona e Amir Rrahmanit mund ta lë Milanin jashtë Evropës nëse mbyllet kampionati

Pasiguri, kaos dhe sidomos mungesë e theksuar plani A dhe B! Në thuajse 90% të kampionateve që kanë ndaluar për shkak të emergjencës së koronavirusit, ende mjergulla është ajo që komandon.
Në fakt, edhe pse dëshira e të gjithëve është që të mbyllet sezoni, ashtu si prioriteti i UEFA-s, duhet marrë parasysh edhe një dekret i qeverisë për të mos vazhduar më apo qoftë edhe vështirësitë ekonomike për të vijuar rregullisht.
Megjithatë, UEFA tashmë ka dhënë direktivat dhe lë në dorën e federatave se cilat skuadra do të shkojnë në Europë, por natyrisht duke i bërë me dije se kriteret nuk mund të shkelen dhe të ketë padrejtësi.

I veçantë është rasti i Milanit, Veronës dhe Parmas, që i ndan një pikë mes tyre, por Milani edhe pse mbetet përpara, ka luajtur 36 ndeshje ndërsa Verona dhe Parma 35.
Gjithë të tjerat janë të paracaktuara nëse ngrin renitja: pra Juventus, Lazio, Inter dhe Atalanta në Champions, ndërsa Roma dhe Napoli në grupet e Europa League, kurse një tjetër vend për turin paraeliminator të Europa League.

Kriteri i parë – Lidhet me pikë/ndeshje: Milani ka 36 pikë në 26 ndeshje, Verona dhe
Parma 35 në 25 ndeshje. Me koeficientin pikë/ndeshje, Milani do të ishte 1.38, ndërsa
Verona dhe Parma 1.4, duke parakaluar kështu kuqezinjtë. Verona është në avantazh
me golaverazh ndaj Parmës dhe kështu do të merrte vendin e fundit për Europën.
Kriteti i dytë – Renditja mbetet sic është por Milanit i hiqet një ndeshje dhe kështu
humbet vendin (barazoi ndaj Fiorentinas dhe mori 1 pikë që e dërgoi në 36). Edhe këtu,
merret golaverazhi me tre ekipe barazim pikësh, duke i dhënë Veronës vendin e shtatë.