Covid-19/Shtyhet publikimi i filmit të ri të “Mission: Impossible”

“Mission: Impossible” do të shtyhet edhe për pak kohë.
Vazhdimi i radhës i filmit me protagonist Tom Cruise po pauzon në mes të krizës së pandemisë , raportoi Variety të premten (24 Prill).
Pjesa e shtatë, fillimisht u njoftua se publikohet më 23 korrik 2021, tani do të debutojë katër muaj më vonë, më 19 nëntor 2021.
Pjesa e tetë ishte caktuar për 5 gusht 2022, dhe në vend të kësaj do të godasë ekranin e madh më 4 nëntor 2022.
Si pothuajse të gjithë filmat që janë aktualisht në prodhim, “Misioni: Impossible 7” ndaloi xhirimet për shkak të pandemisë koronavirus.
Xhirimet për filmin e shtatë u ndal në Itali në mes të krizës së koronavirusit, dhe si rezultat nuk do të përfundojnë në kohë për botimin e tij./Indeksonline/
