75 Mall Live Search
21:33 / E Premte, 24 Prill 2020 / indeksADMonline

Shkarkohet zyrtarja që tha se gratë mund të mbeten shtatzënë nëse notojnë në një pishinë me burrat

Sitti Hikmawatty bëri pretendimin e saj absurd teksa këshillonte gratë se mund ta pësojnë edhe “pa depërtim”, nëse bënin banjë në ujë me seksin e kundërt.

Komentet e Hikmawatty, u bënë objekt talljesh ndërkombëtare dhe autoritetet nisën hetimet. Ata i dhanë asaj zgjedhjen mes dorëheqjes ose shkarkimit.

Sitti kishte bërë komentet impresionuese në një intervistë muajin e kaluar, ku mes të tjerash tha: “Ka një tip veçanërisht të fortë të spermës së mashkullit … që mund të shkaktojë shtatzani edhe në një pishinë banje. Edhe pa depërtim seksual, burrat mund të pësojnë eksitim dhe ta lëshojnë në ujin e pishinës, duke shkaktuar shtatzani të padëshirueshme”.

Më tej ajo shtonte: “Askush nuk e di me siguri sesi reagojnë burrat kur shikojnë gratë në një pishinë publike.”

Por paneli i autoriteteve vendosi se Sitti nuk ishte më e aftë për postin e saj.

Komisioni vendosi se ajo “kishte shkaktuar një reagim të gjerë publik, jo vetëm nga qytetarët e vendit por dhe nga jashtë, në formë dënese dhe talljesh, që kishin shkaktuar pasoja mbi komisionin dhe shtetin”.

Një nga komentuesit e vendimit thoshte: “Urime! Tashmë je e famshme në të gjithë botën për budallallëkun tënd!”
Kontracepsioni është një temë delikate në Indonzinë muslimane, me rregulla strikte për seksin e seksualitetin.tch