Roma sfidon Barcelona-n për një talent argjentinas

Futbolli është ndalur, por merkato jo.
Drejtori sportiv i Roma-s, Petrachi, po punon për të përforcuar ekipin e Fonseca-s për sezonin e ardhshëm dhe po ndjek disa lojtarë në të gjithë botën.
Një nga këta, sipas AS, duket se është Adolfo Gaich, sulmues i Argjentinës U20. Kontrata e lojtarit, që për Petrachi-n duhet të bëhet zëvendësi i Dzeko-s, skadon në qershorin e 2021-shit dhe San Lorenzo nuk po arrin të gjejë një marrëveshje për rinovimin.
Për futbollistin interesihen edhe Galatasaray, Atletico Mineiro, por mbi të gjithë Barcelona./IndeksOnline/