Ministrja Dumoshi merr pjesë në Samitin Virtual me vendet e Ballkanit me 154 të rinj

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi sot gjatë ditës është takuar në mënyrë virtuale me përfaqësuesit e institucioneve të vendeve të Ballkanit.
Përveç tyre ishin edhe 154 të rinj nga Kosova, Shqipëria, Kroacia, Mali i Zi, Presheva dhe Maqedonia e Veriut.
Ministrja Dumoshi po fuqizon nismat e të rinjve në mes Kosovës dhe shteteve fqinjë.
Postimi i Ministres në rrjetin social Facebook:
Sot, mora pjesë në Samitin Virtual, në një ekip të përbashkët me vendet e Ballkanit. Ne, bartësit e institucioneve të vendeve prezantuam përgjegjësitë për rininë. Ishte fantastike entuziazmi i të rinjve, për të krijuar mekanizma koordinues dhe partneritete të reja në mes të Republikës së Kosovës dhe vendeve si Shqipëria, Kroacia, Mali i Zi, Presheva dhe Maqedonia e Veriut. Me 154 të rinj u takuam në mënyrë virtuale, ndërsa herave tjera projektet madhore do t’i jetsojmë në realitet. Faleminderit LDA Balkan dega në Kosovë, për organizimin e kësaj ngjarje të rëndësishme.