Dafina po e vuan ndarjen nga DJ Geek?

Romanca e tyre bëri bujë në media ndërsa tashmë ata njoftuan edhe për ndarje.
Bëhet fjalë për çiftin Dafina Zeqiri dhe DJ Geek të cilët pak muaj më parë bën publike lidhjen e tyre duke u shfaqur mjaft të dashuruar në rrjetet sociale dhe dedikime për njëri-tjetrin.
Por, në një intervistë të fundit Dafina tha se i ka dhënw fund lidhjes me DJ dhe se për ta më e rëndësishme është puna dhe grupi i tyre “Moneyz Team”
Menjëherë pas lajmeve për ndarje, Dafina ka publikuar disa postime enigamtike që lënë përshtypje se janë dedikimi për ish-partnerin.
“A je pendu”, ka shkruar Dafina në një postim të fundit teksa në foto shihet një kukull plastike.
Ndërkohë, ata të dy duket se do të vazhdojnë të punojnë së bashku si ekpi./Indeksonline/