“Prishtinë, qyteti im ku dita fillon nga dashuri e ku qyteti rritet në bukuri”

Sonte Sabri Fejzullahu do t’i këndojë Prishtinës, qytetit të tij të lindjes.
Por, bashkë me Prishtinën ai me zërin e tij unik do të depërtojë edhe në zemrat e secilit shqiptarë.
Koncerti pritet të fillojë në ora 20:30 dhe do të transmetohet edhe në televizionin Klan Kosova.
Por, para natës së sontme, legjenda e muzikës shqiptare ka bërë një postim emocional për qytetin e Prishtinës dhe për shqiptarët kudo në botë.
“Prishtinë, qyteti im ku dita fillon nga dashuria e ku qyteti rritet në bukuri”
“Për mua është emocion i jashtëzakonshëm me të këndu ty, Prishtinasve të mi dhe të gjithë shqiptarëve anembanë botës”
“Faleminderit Komuna e Prishtinës dhe Kryetarit të saj të dashtun, z.Shpend Ahmeti”, ka shkruar Sabri Fejzullahu në një postim./Indeksonline/