75 Mall Live Search
18:15 / E Shtunë, 25 Prill 2020 / indeksADMonline

Futbollisti i parë i infektuar me Covid-19 në Serie B, arrinë të shërohet

Tashmë janë bërë disa javë që kur futbollistët italianë e po ashtu të vendeve të tjera janë duke u përballur me koronavirusin pasi që disa nga ta edhe janë prekur nga covid-19.

Mirëpo siç duket futbollisti i klubit italian Venezia, Antonio Junio Vacca ka arritur të shërohet nga ky virus.

Këtë e ka konfirmuar vet klubi italian të cilët kanë treguar që futbollisti ka dal dy herë negative në testin për koronavirus.

Vacca ishte futbollisti i parë i infektuar në Serie B./indeksOnline/.