Lladrovci: Ministri Vitia shfuqizoi vendimin për fshatin Zabel i Ulët, i kërkojmë mirëkuptim familjeve që ishin në karantinë

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka bërë të ditur se tashmë edhe zyrtarisht, ministri i Shëndetësisë Arben Vitia e ka shfuqizuar vendimin për fshatin Zabel të Ulët që ishte shpallur vatër e përhapjes së infeksionit, pasi pacientja ka rezultuar me test negativ.
Lladrovci tha se kërkojnë mirëkuptim e falënderoj të dy familjeve që ishin në karantinë, banorëve të fshatit Zabel dhe gjithë qytetarëve për shqetësimin, transmeton Indeksonline.
I pari i Drenasit porositi që të evitohen daljet e panevojshme, të shtohet kujdesi për shëndetin, të familjes dhe shëndetit publik.
Postimi i plotë:
Tani edhe zyrtarisht, Ministri i Shëndetësisë z. Vitia ka shfuqizuar vendimin për fshatin Zabel të Ulët që ishte shpallur ‘vatër e përhapjes së infeksionit’ pasi pacientja ka rezultuar me test negativ.
I kërkojmë mirëkuptim e falenderim dy familjeve që ishin në karantinë, banorëve të fshatit Zabel dhe gjithë qytetarëve për shqetësimin.
Në bashkëpunim me ju qytetarë dhe gjithë akterët e tjerë relevant, deri tani kemi arritur të menaxhojmë mjaftë mirë situatën e emergjencës shëndetësore të krijuar nga virusi COVID-19, mirëpo, kjo nuk do të thotë se jemi imunë ndaj pandemisë.
Të nderuar qytetarë, siç keni treguar deri tani kulturë të lartë qytetare në zbatimin e masave preventive, ju ftoj që edhe me tutje të respektoni rekomandimet e IKShP-së.
Evitoni daljet e panevojshme, kujdeseni për shëndetin tuaj, të familjes dhe shëndetin publik.
Pa panik, me kujdes!