Rezistoi deri sot, por edhe Kaçaniku preket nga COVID-19

Ka arritur në 731 numri i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë. Tashmë janë konfirmuar edhe 28 raste të reja, nëpër komuna të ndryshme, 14 prej tyre vetëm në Rahovec.
Por këtij infeksioni nuk i shpëtoi as komuna e Kaçanikut, e cila deri sot nuk pati asnjë të infektuar.
Nga IKShPK është konfirmuar se tashmë janë dy raste të konfirmuara me COVID-19 në Kaçanik, një me vendbanim në Runjevë dhe një në Dubravë, raporton Indeksonline.
Kosova po vazhdon të përballet me koronavirusin si e gjithë bota, teksa disa komuna vazhdojnë të jenë të karantinuara./Indeksonline/