75 Mall Live Search
18:27 / E Diele, 26 Prill 2020 / indeksADMonline

Italia jep shpresë/Regjistron numrin më të ulët të viktimave që prej 14 marsit

Italia duket se po merr frymë. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 260 viktima, shifër kjo që nuk shënohej prej datës 14 mars e deri në vazhdim ku nurmi i viktimave në 24 orë ka qenë mbi 300 persona.

Dita e sotme ka regjisturar dhe 2,324 raste pozitive më shumë. Nurmi total i viktimave ka arritur më 26,644 dhe i të infektuarve 197,675.

Të shëruar në 24 orët e fundit janë 1,808 persona e nurmi i përgjithshëm i tyre ka arritur në 64,928. Në repartet e terapisë intesive janë 93 pacientë më pak e numri i përgjithshëm i tyre ka zbritur më 2,009.

Në Italia deri më sot janë kryer 1,757,659 tampone ndaj 1,210,639 personave.