75 Mall Live Search
23:55 / E Diele, 26 Prill 2020 / indeksADMonline

Çifti skocez që kanë mbetur të ngujuar në Prizren për shkak të pandemisë

Kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, përmes një postimi në Facebook, ka prezantuar një çift skocez, i cili për shkak të pandemisë kanë mbetur në qytetin e Prizrenit.

Haskuka, thotë se këta të rinj përveç që po i shijojnë bukuritë e Prizrenit, po i respektojnë në përpikmëri masat parandaluese.

“Mike Elm dhe Rosie Watson janë një çift skocez të cilët janë ngujuar në Prizren në këtë kohë pandemie për shkak të mbylljes së kufinjve për të dalur jashtë shtetit.

Çifti skocez është duke i shijuar bukuritë e Prizrenit dhe njëkohësisht po i respekton në përpikëri masat për parandalimin e përhapjes së virusit”, shkrun Haskuka.

Derisa, përjetimet e tyre në këtë kohë pandemie kanë tërhequr vëmendjen edhe të mediave botërore si Reuters, i cili u ka kushtuar hapësirë të veçantë për ta:

https://www.reuters.com/article/us-earth-day-kosovo-cyclist/britons-holed-up-in-kosovo-due-to-coronavirus-lockdown-idUSKCN22320H?fbclid=IwAR3qv3xEYzxZXFWF8QeSYzMMlxjtrDUsl2HyvcDQjU88jRQfktge2D29hRA