Të shtëna me armë në Gjakovë, viktima pëson lëndime të rënda trupore

Është raportuar se një person është duke u trajtuar në QKUK pasi që i njëjti është qëlluar me armë zjarri nga persona të panjohur dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore.
Në lidhshmëri me rastin policia ka arrestuar dy të dyshuarit te të cilët është konfiskuar një pushkë gjuetie me katër copë fishekë, transmeton Indeksonline.
Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje dhe rasti po vazhdon të hetohet./Indeksonline/