75 Mall Live Search
11:26 / E Hënë, 27 Prill 2020 / indeksADMonline

Oda e Afarizmit: Urgjent të zgjatet afati i pagesës së tatimit në fitim për 2019

Sot Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) i adresoi ministrit të Financave Besnik Bislimi një kërkesë për shtyerjen dhe deklarimin e afatit të pagesës së Tatimit në Fitim prej 10%, të vitit fiskal 2019.

“Në kërkesë u theksua që sipas vendimit të mëhershëm, bizneset janë të obliguara që realizimin e pagesës së Tatimit në Fitim ta bëjnë më së largu deri më 30.04.2020, që nënkupton se kanë edhe tre ditë në dispozicion, mirëpo tek një pjesë e madhe e tyre për shkak të gjendjes së krijuar kohëve të fundit është shumë vështirë e realizueshme duke pas parasysh që kjo pagesë ka një kosto të lartë”, thuhet në njoftimin për media.

Propozim i Odës së Afarizmit të Kosovës është të mundësohet që realizimi i kësaj pagese të bëhet në fund të muajit Korrik, pasiqë një pjesë e bizneseve dy muajt e fundit nuk kanë realizuar veprimtarinë e tyre, kanë pas obligime për të realizuar dhe janë duke hasur në vështirësi financiare./Indeksonline/