75 Mall Live Search
11:38 / E Hënë, 27 Prill 2020 / indeksADMonline

Po nis edhe një kampionat futbollistik, zyrtarizohet data dhe rregullat e reja

Futbolli po nis përsëri të marr frymë. Korea e Jugut ka njoftuar edhe zyrtarisht se do të rifillojë më ndeshjet e ligës.

K-League do të rinis me 8 maj. Dhjetë transmetues kanë blerë të drejtat televizive. Ndeshja hapëse do të jetë ajo në mes të Jeonbuk Motors e Suwon Bluewings.

Asnjë tifoz nuk do të lejohet të marrë pjesë në ndeshje, shkruan Indeksonline.

Liga poashtu ka vendosur rregulla të reja. Në fushë lojtarët nuk kanë të drejt të bisedojnë mes vete, nuk do të ketë shtrëngim duarsh si dhe nuk do të lejohet festimi i golave.

Poashtu, futbollistët nuk do të kenë të drejt të pështyjnë në fushë./Indeksonline/