75 Mall Live Search
16:57 / E Hënë, 27 Prill 2020 / indeksADMonline

Sot 9 vite më parë, kur Messi poshtëronte Realin i vetëm

27 prill 2011, ekzaktësisht sot 9 vite më parë! Kthehemi pas në kohë për të rikujtuar gjysmëfinalen e parë të Champions League mes Realit të Madridit dhe Barcelonës.

Një sfidë që u vendos nga një njeri i vetëm dhe ai ishte Lionel Messi. Pasi shënoi në minutën e 76-të golin e parë, argjentinasi dhuroi një perlë të vërtetë në të 87-tën, teksa dribloi kë i doli para dhe mposhti Casillas.

Triumf 0-2 për Barcelonën në atë kohë, që më pas do të marshonte drejt finales me Manchester United, ku edhe do të ngrinte trofeun e Champions League.