14 të infektuar me coronavirus nga Vitia do të ritestohen sot për herë të parë

14 banorë të Komunës së Vitisë të infektuar me COVID-19 pritet të ritestohen sot për të parë nese janë shëruar apo jo.
Lajmin për IndeksOnline e ka konfirmuar Drejtoresha e Qendres Kryesore të Mjekësisë Familjare, Vjollca Kadolli.
Doktoresha Kadolli tha në mesin e atyre që do të ritestohen janë edhe disa nga fshati Stubëll ku edhe është paraqitur rasti i parë.
Kadolli theksoi se edhe tre personave të tjerë të dyshuar se janë të infektuar me koronavirus.
“Sot janë dërguar për ritestim mostrat e 14 të infektuarve për të parë nëse janë shëruar. Disa janë prej Stubllës së Vitisë, të cilët janë në izolim që prej fillimi. Nëse sot dalin negativë, testohen edhe nesër edhe varësisht prej rezultatit dihet a janë shëruar apo jo. Përve tyre sot janë marrë mostrat edhe të tre personave të tjerë të cilët dyshohet se janë infektu. Rezultatet dihen në mbrëmje”, tha doktoresha Kadolli per IndeksOnline.