75 Mall Live Search
18:51 / E Hënë, 27 Prill 2020 / indeksADMonline

Videoja e sikletshme e Cardi B teksa depilohet, ngre shumë pyetje

Dëgjojmë çdo ditë të na thuhet se duhet të ruajmë distancën sociale, të mos takohemi me njerëz dhe si për rrjedhojë, të mësojmë edhe të depilohemi vetë. Ç’lidhje ka kjo do thoni ju?! 

Së fundmi Cardi B ka postuar një video teksa depilohej në mes të pandemisë, (gjë e cila deri më tani është e ndaluar)dhe njerëzit kanë  pyetje.

Si fillim, pse po depilohet në një vend ku qartazi është dhe dikush tjetër shumë pranë saj?! Nuk e dimë nëse është në sallon apo në shtëpinë e saj, por një dorë që shtrëngohet me të sajën është e dukshme dhe as kjo nuk lejohet apo jo?

Videoja e sikletshme e Cardi B teksa depilohet ngre shumë pyetje

Reperja, reagimet e të cilës të vendosin në siklet, ka vendosur maskë, por kaq nuk mjafton. Në një moment gjatë videos, Cardi kërkon “vajzën e thonjve” që do të thotë se ndoshta ndodhet në një estetikë. Por a s’janë të mbyllura? A nuk përbën rrezik depilimi me dyll me njerëz të tjerë në një moment si ky? 

Videoja e sikletshme e Cardi B teksa depilohet ngre shumë pyetje