75 Mall Live Search
12:27 / E Martë, 28 Prill 2020 / indeksADMonline

Ju mungon dëshira për marrëdhënie seksuale? Ja çfarë e shkakton

Më në fund, zbulohet arsyeja përse mungon seksi në disa lidhje dashurie.

“Dhoma e gjumit e vdekur” shkaktohet nga stresi i punës, sipas studimit nga BodyLogicMD.

Ky term përkufizon një lidhje dashurie me seks të rrallë që zgjat për një periudhë kohe, nga 6 muaj në 5 vite.

51% e të anketuarve thanë se “magjia” në dhomën e gjumit përfundoi për shkak të stresit.

“Puna luan një rol kaq të rëndësishëm në jetën tonë, saqë ne përpiqemi të vendosim kufij në shtëpi, veçanërisht kur bëhet fjalë për stresin e punës,” tha psikologia Susan Valentine për Global News.

Duhet të bëni kujdes edhe me ushqimin pasi një tjetër faktor i rëndësishëm që shkakton seks të rrallë është mbipesha. Të paktën kështu thonë 46 % e të anketuarve.

Ndërsa faktorët e tjerë janë mungesa e komunikimit (41 %) dhe fëmijët (28 %).