Osmani mungoi përsëri në mbledhjen e LDK-së, Gashi tregon a pati ftesë

Edhe pse mban postin e nënkryetares së partisë dhe Kryetares së Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani po mungon në dy mbledhjet e zhvilluara gjatë ditëve të fundit të LDK-së.
Në të kaluarën ajo deklaroi se nuk ishte njoftuar për mbledhje, kurse sot mungoi përsëri.
E kjo gjë nuk iki pa u vërejtur nga gazetarët, të cilët pyetën shefin e GP të LDK-së, Arben Gashi se pse nuk është prezentë zonja Osmani.
Gashi tha se edhe Osmani është ftuar, por që ndoshta pati diçka më të rëndësishme për të bërë, raporton Indeksonline.
“Të gjithë deputetët, përfshirë edhe zonjën Osmani ka qenë e ftuar në mbledhje, besoj ka qenë diçka e zënë sepse do të ishte e pranishme”, tha ai./Indeksonline/