Vuçiq takohet me ambasadorin amerikan, flasin për bashkëpunimin rreth koronavirusit

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe ambasadori amerikan në Beograd, Anthony Godfrey diskutuan sot për bashkëpunimin midis Serbisë dhe SHBA-ve në trajtimin e sfidave të pandemisë së koronavirusit.
Në takim është folur edhe rreth masave për rikuperimin e ekonomisë serbe dhe bashkëpunimin ekonomik të të dyja vendeve.
Vuçiq dhe Godfrey kanë shprehur keqardhje të ndërsjellë për viktimat e Covid-19 në SHBA dhe Serbi, raporton Tanjug, transmeton Klan Kosova.
Ata njëherit kanë shfaqur shpresën se masat paraprake të ndërmarra do të kundërveprojnë ndaj infeksionit, njoftoi Zyra për Bashkëpunim me Media e presidentit serb.