Edhe League 1 drejt rikthimit, këto janë rregullat strikte

Është një dokument prej 25 faqesh, i
redaktuar nga ekspertët e Ligës, Federatës dhe Shoqatës së Mjekëve. Përmban
protokollin sanitar për rifillimin e futbollit ose të paktën të qendrave
stërvitore, që mund të rihapen në 11 maj, datë e daljes nga izolimi në Francë.
Përditshmëria e lojtarëve dhe stafeve do të ndryshojë rrënjësisht në funksion
të sigurisë shëndetësore, mes maskave, kontrolleve të temperaturës dhe vakteve
të konsumuara vaçmas. PSG ndërkohë ka paralajmëruar lojtarët e klubit, që
ndodhen jashtë vendit, për karantinën, që nga Neymar tek Ikardi.
Detajet i jep paraprakisht “L’Equipe”, që shpjegon se pas
disa javësh qendrat stërvitore do të jenë të aksesueshme vetëm për ata që nuk
do të kenë një temperaturë më të lartë se 37.8 gradë. Në brendësi të
strukturave sportive mund të qarkullohet vetëm me maska, të detyrueshme gjatë
qëndrimit, përveçse në momentet e ushtrimit fizik. Çdo pajisje do të
dezinfektohet pas çdo përdorimi, si edhe materiali sanitar i mjekëve, që do të
jenë gjithmonë me pajisjet mbrojtëse.
Ndryshon edhe jeta e grupit. Distanca mes lojtarëve do të
jetë dy metra në momentet e pushimit dhe 4 metra gjatë stërvitjeve. Nuk ka më
mensë, më mirë faktet e konsumuara veçmas. Ligue 1 shpreson kështu të rikthehet
në fushë në 17 qershor, pas katër etapave që përfshijnë kontrollin mjekësor,
rinisjen e stërvitjes individuale, në grupe të vogla dhe vetëm në javën e
fundit me stërvitjet kolektive.
Çdo pasdite, kryeministri Edourad Philippe do të shpjegojë në
detaje kushtet e rihapjes së vendit, një diskutim që pritet dhe nga bota e
sportit dhe e futbollit në veçanti.