75 Mall Live Search
18:00 / E Martë, 28 Prill 2020 / indeksADMonline

​A do të ndryshojnë rregullat në restorante pas lehtësimit të masave kundër COVID-19?

Një artikull i botuar në Emerging Infectious Diseases nga Qendrat e Agjencisë Federale Shëndetësore të Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA thotë se koronavirusi në një restorant kinez është përhapur nga një person te nëntë të tjerë falë sistemit të kondicionerit, transmeton Daily Mail.

Incidenti ndodhi në një restorant në qytetin kinez Guangzhou në janar, ku erdhi një familje nga Wuhan, vatra e shpërthimit të COVID-19.

Shkencëtarët thonë se një anëtar i familjes ishte i infektuar, por nuk kishte simptoma, dhe se pas vetëm dy javësh, nëntë njerëz nga restoranti kontraktuan Covid-19. Midis tyre ishin familjarë nga Wuhan dhe dy grupe të tjera që kishin qëndruar ulur në tryezat pranë.

Tavolinat ku ishin ulur personat e infektuari kishin një metër distancë nga tryeza ku kishte qenë e ulur familja nga Wuhan, dhe shkencëtarët shtojnë se restoranti nuk ka dritare dhe se infektimi ka të ngjarë të jetë përhapur nga spërklat.

Por ndërsa spërklat e prodhuara nga njeriu mbeten në ajër për një kohë të shkurtër dhe përshkojnë një distancë relativisht të shkurtër, shkencëtarët kanë arritur në përfundimin se sistemi i kondicionerit të ajrit ka përhapur virusin në restorant.

“Për të parandaluar përhapjen e virusit në restorante, ne rekomandojmë forcimin e sistemeve të monitorimit të temperaturës, rritjen e distancës midis tryezave dhe përmirësimin e ventilimit”, thuhet në artikull.

Ky artikull vjen në një kohë kur nuk ka konsensus se kur restorantet dhe kafenetë mund të rihapen.

Profesori i Sëmundjeve Infektive në Qendrën Klinike Universitare Vanderbilt William Schaffner tha se studimi mund të shërbejë si një vështrim për ndryshime në rregullat ekzistuese në restorante.

“Ne do të rihapemi. Por kjo duhet të bëhet gradualisht në faza. Një prej këtyre fazave përfshin funksionimin e kufizuar të restoranteve dhe mbushjen e tij vetëm me gjysmë kapaciteti,” tha Schaffner.