Si do të jetë moti në Kosovë në dy ditët e fundit të prillit?

Dy ditëve të fundit të muajit prill do të mbajë mot i ngrohtë, i ndryshueshëm, me diell dhe me vranësira, bën të ditur Prishtina Weather.
Shërbimi i meteorologjisë njofton se orëve të pasdites nuk përjashtohen mundësi për të reshura lokale shiu me bubullimë, teksa shton se temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë.
“Në fundjavë një front i ftohtë nga pjesët qendrore të kontinentit do të kalojë mbi rajon, që do të sjellë kushte për vranësira me reshje shiu të shoqëruara edhe me bubullima. Temperaturat do të pësojnë rënie edhe nën vlera mesatare”, thekson PW.