75 Mall Live Search
22:56 / E Martë, 28 Prill 2020 / indeksADMonline

Ditë të mira për Gjilanin: 5 të shëruar

Sot në komunën e Gjilanit janë shëruar pesë persona të prekur me koronavirus, shkruan IndeksOnline.

Ndërsa gjatë 24 orëve nuk është shënuar asnjë rast i ri.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri.

“#Dita47. Lajmi i mirë është për Gjilanin. Nuk e kemi asnjë rast të ri pozitiv me #COVID19, derisa i kemi pesë të shëruar plotësisht. Vazhdojmë me zbatimin e masave në mënyrë strikte për të arritur në pikën zero të infeksionit. Durim edhe pak ditë. #rriNshpi”, tha ai./IndeksOnline/