75 Mall Live Search
23:25 / E Martë, 28 Prill 2020 / indeksADMonline

I prekuri me Covid-19 nga Shtimja, punonjës në Klinikën Infektive në QKUK

Sot në komunën e Shtimes ka rezultuar një person pozitiv me koronavirus, shkruan IndeksOnline.

Sipas njoftimit të Komunës së Shtimes, i prekuri është punonjës i Institucioneve Shëndetësore në Prishtinë, përkatësisht Klinikës Infektive.

Ndryshe, në Shtime deri më tani janë 19 persona të infektuar me Covid-19.

Njoftimi:

NJË RAST I RI ME COVID – 19

Shtime, 28 prill 2020 – Sipas rezultateve të publikuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), sontë në komunën e Shtimes, përkatësisht në fshatin Mollopolc është shënuar një rast i ri me COVID – 19.

Personi i prekur është punonjës i Institucioneve Shëndetësore në Prishtinë, përkatësisht Klinikës Infektive, ndërsa numri i përgjithshëm i të prekurve në komunën tonë arrin në 19.

Punëtorit të prekur nga COVID – 19 i urojmë shërim të shpejtë dhe se do të jemi pranë tij dhe të gjithë të prekurve në komunën e Shtimes.

Shtabi Emergjent me kujdes është duke përcjellur situatën dhe me këtë rast apelojmë edhe tutje për kujdes të shtuar, t’i zbatojmë masat e institucioneve lokale dhe qëndrore për mbrojtje nga COVID – 19.

Shtabi Emergjent