Zëvendësi i Trumpit shfaqet pa maskë virusi në spital

Zëvendëspresidenti i SHBA-së Mike Pence, ka vizituar një spital të njohur amerikan.
Megjithatë vizitën e bëri pa veshur maskë, pavarësisht rregullave të vet qendrës mjekësore që vizitorët duhet të veshin pajisjet personale mbrojtëse.
Pence dukej se ishte personi i vetëm i pranishëm pa mbulesë të fytyrës në Klinikën Mayo në Minesota.

Në një cicërimë të fshirë më pas, klinika tha se nënkryetari ishte njoftuar paraprakisht për politikën e saj që kërkon posedimin e maskës.
Pence drejton grupin e taskforcës rreth koronavirusit të Shtëpisë së Bardhë.
Ai foli rreth mosmbajtjes së maskës gjatë vizitës së tij në spital.
”Kur Qendrat për Kontrollin e Sëmundjeve lëshoi udhëzime për veshjen e një maske, ishte informim i tyre që njerëzit që mund të kenë koronavirus mund të parandalojnë mundësinë e përçimit të virusit tek dikush tjetër duke veshur një maskë” tha ai.
“Dhe meqenëse nuk kam koronavirus, mendova se do të ishte një mundësi e mirë për mua të jem këtu, të jem në gjendje të flas me këta studiues, këta personel të jashtëzakonshëm të kujdesit shëndetësor, dhe t’i shikoj në sy dhe të them faleminderit”.
I pyetur nga një reporter të martën për të shpjeguar pse nuk mbante maskë, Mike Pence tha se ai dhe të gjithë rrethi i tij testohen rregullisht për koronavirusin.
