Ku gjendet sot Pacolli?

Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli që nga dje po qëndron në Republikën e Shqipërisë.
Zyrtar të kësaj partie kanë konfirmuar për “Indeksonline” se Pacolli gjendet në Tiranë që nga dita e djeshme.
“Jo, z.Pacolli ende nuk është kthyer në Kosovë, ai gjendet në Tiranë”, kanë thënë ata.
Ndryshe, institucionet e Kosovës, konkretisht qeveria “Kurti” ka paralajmëruar se kryetari i AKR-së duhet të futet në karantinë për 14 ditë, pas kthimit nga Zvicra.