75 Mall Live Search
11:47 / E Mërkurë, 29 Prill 2020 / indeksADMonline

Jabllanoviq: Klani i Radojçiqit rrahu gazetarin në veri, zbuloi financat e Gjuriqit për kriminelët

Partia e Serbëve të Kosovës, e udhëhequr nga Aleksandër Jabllanoviq, ka akuzuar Listën Srpska për rrahjen e gazetarit të Televizionit Puls, Nenad Milenkoviq, që ndodhi para dy ditësh në Mitrovicën Veriore.

Kjo parti ka akuzuar konkretisht numrin dy të Srpska-s, të fuqishmin e veriut, Milan Radojqiq.

“Partia Serbe e Kosovës dënon me forcë dhunën ndaj gazetarit. Kjo rrahje ishte e orkestruar nga klani kriminal i udhëhequr nga nënkryetari i Listës Serbe”, thuhet në reagim.

Sipas partisë së Jabllanoviqit, rrahja kishte të bëjë me disa oferta për punë ndërtimore të financuara nga zyra e Marko Gjuriqit, transmeton Indeksonline

“Ishte e qartë se qytetari “fatkeq” serb nuk e dinte që tenderët e financuar nga Zyra e Kosovës ishin krijuar për të mos ndihmuar serbët në Kosovë, por për të siguruar një përfitim ekonomik për një klan kriminal nga veriu i Kosovës dhe për një elitë të caktuar në fuqi në Beograd”.

Serbi “i pafat” i rrahur është për fat të keq vetëm një tjetër në një seri të serbëve të sulmuar dhe të rrahur, të cilët vuajtën sepse ata guxuan të jetojnë të pavarur dhe të punojnë në një territor të kontrolluar kriminal, të ndihmuar nga “politikanët” lokalë, të cilët askush nuk i zgjodhi”, thuhej ndër të tjera në reagim.

Në fund, partia serbe e Jabllanoviqit shpreson se së shpejti do të gjenden autorët e këtij sulmi dhe të ndëshkohen nga autoritetet e Kosovës.

“… në mënyrë që të përfundojmë koalicionin politiko-kriminal në veri të Kosovës hap pas hapi”.

Aleksandër Jabllanoviç - Wikipedia

Ndryshe, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dënuar fuqishëm sulmin fizik ndaj gazetarit dhe pronarit të Televizionit Puls, Nenad Milenkovic.

Sipas raportimeve, Milenkoviç është sulmuar nga katër persona të maskuar para ndërtesës komunale të Mitrovicës së Veriut. Milenkovic ka marrë tretman mjekësor, pas goditjeve që ka pësuar në kokë dhe trup.

AGK kërkon nga organet e drejtësisë që sa më shpejtë t’i hetojë motivet e sulmit dhe ta zbulojnë këtë rast, i cili në themel dëmton lirinë e shprehjes dhe medias.

AGK u bënë thirrje të gjithë akterëve lokal ta dënojnë incidentin dhe të angazhohen për të parandaluar kërcënimet dhe sulmet ndaj gazetarëve. /Indeksonline/