Kryebashkiaku i Nju Jorkut “dëbon” nga varrimi hebrenjtë ultra ortodoksë

Nju Jorku është padyshim një nga metropolet më të goditur nga pandemia e koronavirusit, që ka shtrënguar autoritetet lokaele të marrin disa nga masat kufizuese më të rrepta për parandalimin e saj. Por jo të gjithë respektojnë udhëzimet, disa herë në mënyrë flagrante.
Si në rastin e lagjes të Williamsburg, në Bruklin, ku pjesëtarë të komunitetit të hebrenjve ultra ortodoksë, u mblodh për të nderuar rabinin Chaim Mertz, një figurë me peshe në atë komunitet, që si paradoks kishte ndërruar jetë pikërisht nga COVID-19.

Fotot e ceremonisë janë të qarta, me qindra persona, të mëdhenj dhe të vegjël, që duken të mbledhur njëri afër tjetrit, pa respektuar asnjë distancë minimale.
Fotot filluan të qarkullojnë menjëherë, dhe vetë kryebashkiaku Bill De Blasio u drejtua drejt ceremonisë për të shpërndarë turmën. Pak minuta më vonë, De Blasio botoi një status në Twitter, ku cilëson si “ të papranueshëm” episodin, duke shtuar se episode të tilla “nuk do të tolerohen më, nga momenti që po luftojmë me koronavirusin”.
My message to the Jewish community, and all communities, is this simple: the time for warnings has passed. I have instructed the NYPD to proceed immediately to summons or even arrest those who gather in large groups. This is about stopping this disease and saving lives. Period.
— Mayor Bill de Blasio (@NYCMayor) April 29, 2020
De Blasio shtoi se “mesazhi i tij për komunitetin hebre, si dhe të tjerët, është që koha për paralajmërimet ka mbaruar. Kam dhënë urdhër policisë të gjobisë ose të arrestojë ata që mblidhen në grupe të mëdha”.
Por këto fjalë të fundit nuk i kanë pëlqyer komuniteti hebre. Chaim Deutsch, anëtar i këshillit bashkiak, u përgjigj se “Kjo duhet të jetë një shaka. Me të vërtetë kryebashkiaku i Nju Jorkut i dha fajin një komuniteti etnik specifik për mos respektimin e normave, një komunitet që gjithmonë më shumë është viktimë e rasteve të urrejtjes në këtë qytet? Ka qenë kryebashkiaku në një park, kohët e fundit?, polemizoi ai.

Komunitetet ultra ortodokse hebraike janë të shumta në Nju Jork, dhe përgjithësisht mbajnë tradita të rrepta fetare, ku më së shumti refuzojnë modernitetin si përdorimin e Internetit dhe të televizorit, si dhe mbajnë të gjithë një veshje tipike.
Në Nju Jork, deri më sot kanë vdekur rreth 12 mijë persona si pasojë e koronavirusit.
