Kurti priti në takim Ambasadorin e Republikës së Turqisë në Kosovë, Çağrı Sakar

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim Ambasadorin e Republikës së Turqisë në Kosovë, Çağrı Sakar.
Në një takim miqësor, Kryeministri Kurti e njoftoi Ambasadorin Sakar për situatën me menaxhimin e pandemisë së Covid 19 dhe njëherësh e falënderoi për ndihmat që Republika e Turqisë ia ka dhuruar vendit tonë. Ai po ashtu e njoftoi Ambasadorin edhe me ndërrimin e bordeve dhe menaxhmenteve në ndërmarrjet publike, me çka do të parandalohet dëmtimi i mëtutjshëm i ndërmarrjeve më strategjike në Kosovë.
Nga ana e tij Ambasadori Çağrı Sakar uroi Kryeministrin Kurti për punën e mire, sidomos në menaxhimin e situatës me COVID-19.
Të dy palët u pajtuan për marrëdhënie të mira në mes të dy vendeve dhe partneritet strategjik të përbashkët në investime ekonomike.