Një kompleks në Prishtinë dhe dy pika të tjera dalin nga karantina

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një postimi të bërë në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se në diskutim me institucionet përkatëse, është marrë vendim që komplekti Rrezja dhe dy pika të tjera do të dalin nga karantina.
Ky është postimi i plotë:
Pas diskutimit me Ministrin e Shëndetësisë dhe pas rekomandimeve të IKSHP, kompleksi Rrezja dhe dy pika të tjeta që kanë qenë vatra të epidemisë sonte dalin nga karantina.
I falenderojmë të gjithë për kufizimin ë përhapjes në ato pjesë. Banorët e kanë thënë më së miri në këtë foto. Falenderoni miqtë, anëtaret e familjes, fqinjtë të cilët janë në vijën e parë. Një letër e vogël jep kurajo!