75 Mall Live Search
21:36 / E Mërkurë, 29 Prill 2020 / indeksADMonline

Marotta po e sfidon Juventusin për yllin brazilian

Siç raporton e përditshmja portugeze A Bola, Interi është futur në garë për yllin e Portos, Alex Telles.

Në garë për Telles janë Juventus dhe PSG, mirëpo Neroaxurët janë të gatshëm ta rrëmbejnë atë.

27-vjeçari ka qenë edhe më parë pjesë e Interit në vitin 2015/16 kur ishte i huazuar nga Galatasaray.

Telles po bën paraqitje mjaftë të mira te Porto dhe këtë sezon ka shënuar 10 gola në 40 ndeshje të luajtura. /IndeksOnline/