Abazi: E tmerrshme të mendohet që LDK i mban ‘zhagun’ Thaçit

Zv.kryeministri në detyrë, Haki Abazi tha se çdo parti do të duhej të distancohet nga deklarata e mbrëmshme e presidentit Hashim Thaçi, sidomos LDK.
Ai tha se fjalori papërgjegjshëm, kërcënues dhe aspak presidencial e bën edhe më jokushteutes se ç’është.
Sipas Abazit është e tmerrshme të mendohet që LDK I mban ‘zhagun’ Thaçit, përderisa përjashton të vetët, transmeton Indeksonline.
Postimi i plotë:
Çdo parti do të duhej të distancohet nga deklarata që bëri Thaçi. Sidomos LDK!
Fjalori i papërgjegjshëm, kërcënues dhe aspak presidencial e bën edhe me jokushtetues se ç’është.
Nga fjalimet se nuk do t’i prisnim me çaj protestuesit deri tek veprimet e nëndheshme, duke interferuar me deputetët dhe vullnetin e tyre, sidomos të atyre që përfaqësojnë pakicat për të
mos votuar qeverinë Kurti.
Insistimi i Thaçit që me çdo kusht të shpallë gjendje të jashtëzakonshme, do të duhej të ishte e qartë për LDK se cilat janë motivet e tij dhe të distancohej për hatrin e elektoratit që i ka besuar votën për ta çkapur shtetin pikërisht nga kryeshefi i PRONTOs.
Është e tmerrshme të mendohet që LDK i mban “zhagun” Thaçit, përderisa përjashton të vetët . Është edhe më e tmerrshme kur përjeton heshtjen e atyre që kanë prindërit e vrarë në periudhën e pasluftës dhe vetem për fushatë i përdorin, sikur të ishin vetëm poster reklame që përdhoset sapo të përfundojë fushata.
Kaq jonjerëzor e pakurrizor të bën etja për pushteti!