Haradinaj: Kundërshtoj fuqishëm trajtimin e Pacollit, mandati i deputetit është i pacenueshëm

Kryetari i AAK-, njëherësh ish kryeministër i vendit, Ramush Haradinaj tha se gjithmonë ka qenë kundër trajtimit të padinjitetshëm të kujtdoqoftë, duke mos përjashtuar këtu edhe trajtimin, potencialisht të keq të aktivistëve të VV-së, dikur.
Haradinaj tha se pa ndryshu asnjë shkronjë, sot e kundërshton fuqishëm trajtimin e padinjitetshëm të një të zgjedhuri të popullit siç është deputeti Behgjet Pacolli, shkruan Indeksonline.
Këto reagime Haradinaj i bëri pasi ushtruesi i detyrës së ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla u deklarua ashpër për të ditur lokacionin e tij, madje duke thënë se me të do të merret edhe Prokuroria.
Postimi i plotë:
Gjithmonë kam qenë kundër trajtimit të padinjitetshëm të kujtdoqoftë, duke mos përjashtuar këtu edhe trajtimin, potencialisht të keq të aktivistëve të VV-së dikur. Pa ndryshu asnjë shkronjë, sot e kundërshtoj fuqishëm trajtimin e padinjitetshëm të një të zgjedhuri të popullit, siç është deputeti Behgjet Pacolli. Sipas Kushtetutës, mandati i deputetit është i pacënueshëm dhe i pandikueshëm nga agjendat politike!
RH