Llapashtica, Sveçlës: Tërheqe batalionin e rojave të natës prej Hajvalisë, e ke të qartë tani lokacionin!

Liridon Llapashtica, ish-këshilltar i presidentit të AKR-së, Behgjet Pacolli, ka ironizuar me një status për u.d. e Ministrisë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sfeqla.
Ai i ka bërë të qartë Sveçlës se, pas statusit të Pacollit për konfirmim të vendndodhjes në Shqipëri, duhet t’i largojë militantët e VV-së nga Hajvalia.
Sveçla tash është mire me i terhjek batalionin e rojave te natës prej Hajvalise, e ka te qarte tani lokacionin..?, transmeton Indeksonline

Ndryshe, Behgjet Pacolli është lajmëruar nga banesa e tij në Tiranë pas shumë thashëthemeve e dilemave lidhur me lokacionin e qëndrimit. Me një status në Facebook, Pacolli e ka goditur fort Kurtin duke e kritikuar për qasjen e tij dhe të Sveçlës.
Pacolli ia ka përmendur Kurtit vizitat dhe mikpritjen që ia bëntë në shtëpinë e tij. Ish-presidenti e ka quajtur Sveçlën si xhandar, ndërsa ia ka përmendur edhe votat që i kishte dhënë për formimin e qeverisë.