Ministrja Hajdari optimiste: Do ta hapim gradualisht ekonominë

Ministrja e Tregtisë Rozeta Hajdari, në konferencë e përbashkët me Ministrinë e Shëndetësisë Arben Vitia dhe me përfaqësues të bizneseve në Kosovë, ka thënë se pas këtyre masave në tri faza, do të arrihet të hapet gradualisht ekonomia e vendit.
Hajdari, ka thënë se është e vetëdijshme se shumë punëtor të hotelerisë, gastronomisë dhe fusha të tjera kanë mbetur pa kontrata dhe pa vende pune, andaj qeveria Kurti do tu gjendet pranë atyre përmes pakos së parë të rimëkëmbjes ekonomike.
Hajdari ka theksuar po ashtu se përveç dëmeve të shkaktuara në biznese, jo çdo gjë ka shkuar keq, pasi që ka pasur disa biznese që ka kanë realizuar të hyra. Ajo tha se kjo është mjaftë shpresëdhënëse, dhe se bashkërisht me bizneset, përfaqësuesit e tyre do të vazhdojnë të tregojnë kujdes dhe se gradualisht ekonomia e vendit do të rimëkëmbet.