Kryetari i OEK-së: Nëse e kalojmë fazën e parë, e kemi një test të rëndësishëm

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Bujar Rukiqi ka mirëpritur vendimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për hapjen e disa bizneseve nga 4 maji.
Sipas tij, ky hap duhet të mirëpritet dhe të respektohet nga gjithë qytetarët e vendit.
“I lus gjitha bizneset të jenë strikt dhe të kalojmë sa më shpejtë nga faza e parë në fazën e dytë. Është mundësuar mu hap ekonomia.
“Prej 4 maj, 18 maj është testi jonë i radhës. 18 maj, 2 qershor, do të kalojmë në gazën e dytë. Konsumatorët duhet të njoftohen për masat. Duhet të jemi të vetëdijshëm se si duhet të blejmë, argëtohemi, do të ndryshohet për një kohë”, ka thënë ai. /Indeksonline/