Konfirmohet shtatzënia e Gigi Hadid

Është përfolur se dyshja Gigi Hadid dhe Zayn Malik po bëhen prindër për herë të parë.
Lajmin e ka konfirmuar nëna e Gigit, Yolanda Hadid në një emision televiziv.
Ajo tha që është e befasuar që sekreti i tyre u përhap në media.
“Sigurisht që jemi shumë të emocionuar. Jam shumë e entuziazmuar që do të bëhem gjyse në shtator, veçanërisht pasi humba nënën time në kohën e fundit. Por kjo është bukuria e jetës, një shpirt na lë dhe një tjetër hyn. Ndihemi shumë të bekuar”, tha Yolanda.
Gigi është motra e Anwarit, të dashurit të Dua Lipës./Indeksonline/
