Nagavci: Thaçi shkeli kushtetutën, bëmë kërkesë që gjykata t’ia caktojë masën e ndalimit

Arbërie Nagavci nga VV përmes një konference tha se presidenti Hashim Thaci ka shkelë kushtetutën me vendimet e tij.
Ajo tha se Thaci ka ndikuar edhe te partitë e tjera politike.
Nagavci shtoi se presidenti e ka anashkaluar fituesin e zgjedhjeve, dhe se këto veprime janë bërë me paramendim që një kohë të gjatë.
“Me dekretin e sotëm e ka anashkalu nenin 82”, shtoi ajo.
Nagavci më tutje tha se kanë bërë kërkesë të Gjykata Kushtetuese që Thacit ti caktohet masa e ndalimit./Indeksonline/